Abetarja e Abetareve

Ėvetarėt e Naum Veqilharxhit njihen si tė parat abetare tė gjuhės shqipe. Ata libra tė vegjėl paralajmėruan dy abetaret e Kostandin Kristoforidhit mė 1867 dhe Allfabetaren e gjuhėsė shqip, qė u hartua nga Jani Vretoja, Sami Frashėri, Pashko Vasa e Koto Hoxhi dhe u botua nė Stamboll mė 1879. Me kėto merr udhė pastaj historia e abetareve tė gjuhės shqipe. Por cilėsimi i abetares sė Naum Veqilharxhit si abetarja e abetareve nuk buron vetėm nga vendi i saj i parė nė vargun e abetareve tė gjuhės shqipe. Naumi, “ky burrė i ndezur nga dashuria pėr kombin” (G. Bariciu), ishte i vetėdijshėm se ē'do tė thoshte t'u jepje shqiptarėve njė abetare. Shkronjat e gjuhės amtare pėr popullin shqiptar ishin si zjarri qė i dha Prometeu gjinisė njerėzore. Dhe vėrtet ato zgjuan vetėdijen se jemi njė komb mė vete, ndezėn zjarrin e dėshirės pėr njė jetė nė liri dhe dėshira pėr liri ndezi zjarrin e luftės pėr pėrlindjen e Shqipėrisė. 
Abetarja e Naumit ėshtė Abetarja e Shqiptarisė ose e Shqiptarizmit, ėshtė abetarja e dashurisė dhe e krenarisė pėr Shqiptarėsinė. Nė kohėn e vet ajo ishte njė O moj Shqypni nė prozė. Kjo abetare nuk ishte vetėm fryti i pėrsiatjeve shkencore pėr t'i ndėrtuar gjuhės shqipe njė alfabet tė sajin, pėr tė cilin Naumi tėrtherti (flijoi) kaqe gjėmė kohė aty e njėzet vjet; nė atė libėr tė vogėl ushtojnė thirrje tė mėdha qė dalin, po ta themi me njė shprehje tė Kostaq Cipos, si "nga shpellat e kraharorit" tė poetit. Le tė dėgjojmė zėrin e Naumit: Po fort pėr tė ēuditurė ėshtė qė si ne shqipėtarėt tė jemi mbetur kaqe tė ndarė e tė pangjajm farėvet tė tjera pa pasurė fare tė kėnduar e tė shkruar mbė gjuhė tėnė? Si ka duruar kjo dora e shqipėtarėve tė jetė mbetur ndėnė tė pėrqeshmit e botės huaj? Kjo pyetje drithė-ruese e Naumit rikumbon me shungullimė nė vargjet trandėse tė Pashko Vasės:

Po sot, Shqypni, po m'thuej, si je?
Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe!
Shkon bota sipri, me kamb e shklet, 
e nji fjal t'ambėl kurrkush s'ia flet.

Ėvetari i Naumit ėshtė abetarja e krenarisė pėr tė qenėt shqiptar dhe e optimizmit pėr tė ardhmen e kėtij populli me aftėsi tė mėdha e me veti tė ēmuara. Le tė dėgjojmė pėrsėri zėrin e abetares sė tij: ...ėshtė e ditur qė frymėt e shqipėtarėvet, veē qė mėndjėn e kanė tė hollė e tė mprehtė nga tė lerturit e tyre, qė mund pa frikė tė them, se jo vetėm arijnė, po edhe shkojnė shumė farė njerėzve tė tjerė, po edhe mė tepėr janė gjithė sedrė edhe dondermjės (nderdashės), pa andaj yshqenj shpėresa tė mėdha e tė ndriēme qė jo vetėm tė hedhėm nga vetea jonė tė pėrqeshurit qė kishim pasur nga tė huajtė qė s'patmė pasur as tė shkruame as ėve tona tė veēme, po me pak kohė hyjmė mbė radhė tė botėsė mpsuara e tė qyteēmtuara, qė hem tė rėfejmė se dora jonė s'ėsht' e fjeēme (e fjetur), edhe tė nderojmė veten tėnė, se vetėm tė mpsuarit e gjuhės ti nderon njerinė. S'bėnet mė e bukur gjė, kur ēdo vėnt e gjuhė ka tė shkruamet e vet ... 
Ėvetari i Naumit ėshtė abetarja e njėsisė kombėtare, abetarja qė na mėson se gjithė ai popull qė flet gjuhėn shqipe, ėshtė populli shqiptar njė dhe i pandarė, se ai vend ku jeton ky popull, ėshtė vėndlermi (atdheu) i shqiptarėve, Shqipėria, njė dhe e pandarė. Librin e tij Naumi ia kushton Gjithė Shqipėrisė, edhe mb'emėr: Gjithė shqiptarėve t'erdhur e qė gjenden mbrend' e jashtė Manastirit, gjithė Korēėsė, vėndle-rmit tim Bythkuqit e gjithė Kolonjės, Pėr-metit, Beratit me gjithė Arbėrinė, Vlorės e Myzeqesė, Ēamėri, Himarė dhe gjithė Gjinokastrės, Rėzės edhe Lunxhėrisė, Za-gora edhe Lajthisė (Leskoviku) e gjithė anės Tepelenit, Elbasan e gjithė Gregėrisė, e gjith' atyreve qė mbajnė nga rėnja e Shqi-pėrisė tė hequr e tė pėrndarė. Naumi shpreh kėshtu atė vetėdije tė njėsisė kombėtare qė poeti popullor e ka skalitur nė vargjet lakonike:

Pse lėfton a derėzi?
S'ė pėr mua dhe pėr ti,
po pėr tėrė Shqipėri

dhe qė Pashko Vasa i ka dhėnė trajtėn e njė himni kombėtar:

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
gjithkund lshon dielli vap edhe rrezė, 
asht tok e jona ...
Ėvetari i Naumit na mėson se gjuha shqipe nė njė farė kuptimi ėshtė vetė atdheu. Njė popull nė robėri, qė tė dalė nė dritėn e lirisė, duhet sė pari tė ēlirojė gjuhėn e tij, ta lėvrojė e ta zhvillojė dhe tė mblidhet rreth saj ashtu si rreth flamurit. Me njė gjykim tė shėndo-shė pėr gjendjen e gjuhės shqipe nė kohėn e vet dhe me njė pjekuri shkencore qė tė lė mbresė, Naumi vė gurėt e kėndit nė progra-min gjuhėsor tė Rilindjes. Le tė dėgjojmė fjalėn e tij tė thjeshtė e tė qartė:
Gjuha jonė shqipea sikundėr e dini, se nga shumė tė sjellat e tė kthyerat e kohės, edhe mė fort qė s'ka pasur dritat e tė mpsuarit, ka marrė shumė fjalė e kuvise (shprehje) tė huaja ... e para e punės ish qė si tė munt tė nxjer fjal' e kuviset e huaj e mbė vėnt tė tyre tė dėrthtonj (tė formoj) tė tjera nga vetime gjuhėsė, edhe me gjithė qė hė pėr hė munt edhe tė mos tringėllojnė ėmblė mbė tė dėgjuarit e veshėve, po kam shpėresė se koha do t'i ėmblėsonjė. Naumi ėshtė kėshtu njė nismėtar i madh pėr pastri-min e gjuhės shqipe nga fjalėt e huaja tė panevojshme dhe pėr pasurimin e saj me fjalė tė gurrės popullore ose tė formuara rishtas. Ai vetė dha shembullin nė kėtė fushė aq tė vėshtirė: E ashtu sa qė munda nxora e ndėrtova tė tjera mbė vėnt tė tyre (tė fjalėve tė huaja), save qė s'u a gjeta sesinė i lashė ashtu me shpėresė qė jy o djem! do tė mundohi e do tė vihi jo vetėm ta qeroni po dhe sa tė mundni ta shtoni. Nga Ėvetarja e Naumit kanė marrė rrugėn fjalė si fatkeq, fatkeqėri (fatkeqėsi), fatmirė, fletore, lesim (lehtėsim), nismėtor, i paēmuar etj. Edhe ato fjalė qė nuk kanė arritur deri sot, i kanė bėrė gjuhės shqipe njė shėrbim tė madh, se kanė hapur rrugėn pėr tė formuar fjalė tė tjera mė tė qėlluara. 
Naumi ėshtė i pari qė krijon me vetėdije njė varg termash gjuhėsorė. Bashkė me librin ai krijoi edhe emėrtimin ėve (pėr shkronjė) dhe ėvetar (pėr abetare, fjalė pėr fjalė shkronjėtore, libri i shkronjave). Termi i tij zėtore ėshtė forma e parė e termit tė sotėm zanore; fjalėt e zėshme dhe e pazėshme (me kuptimin zanore e bashkėtingėllore) i ka krijuar Naumi. Ai pėrdor i pari termat fjalė e huaj, gjuhė e huaj.
Naumi ėshtė edhe njė vėzhgues i hollė i ligjėrimit popullor dhe mbledhės i vėmendshėm i fjalės shqipe. Ai gjen rastin tė sqarojė lexuesit e tij tė rinj se parpleqtė tanė qytet i thoshin politisė qė i themi ne sot sheher edhe kasaba ... mund tė thotė njeri se qytet i thoshin kalasė, po s'besohet tė jetė ashtu, se unė sikur e di mirė qė kalasė i thoshin murnime dhe forcomje. Nė njė vend tjetėr ai sqaron se fjalėn gėrbjė me kuptimin e fjalėve tė huaja 'kullė', 'pirg' e ka gjetur “mbė njė vėnt tė shkruar”. Te Naumi shohim kėshtu njė shtysė tė parė pėr atė vepėr madhore qė do tė hartonte K. Kristo-foridhi duke qėmtuar fjalėt e gojės sė popu-llit dhe tė veprave tė shkruara.
Programi i Naumit pėr pasurimin dhe pėr pastėrtinė e gjuhės krijoi njė traditė tė pandėrprerė nė gjuhėsinė shqiptare. Ai ishte njė mėsues i madh pėr brezat e mėpastajmė. Nė fillim tė kėtij shekulli intelektuali largpamės dhe atdhetari i shquar Luigj Gurakuqi duket sikur ka pasur pėrpara Ėvetarin e Naumit kur shkruan se ēfarė duhej bėrė pėr gjuhėn shqipe nė Shqipėrinė e ardhshme tė pavarur. Termat (ose skajet, siē i quan ai) me burim prej latinishtes e prej greqishtes, qė janė tė pėrgjithshėm edhe ndėr gjuhėt e tjera, kemi pėr t'i marrė edhe ne. Por fjalėt e termat e tjerė tė nevojshėm “kena pėr t'i trajtue vetė, tue i ba me rrjedhė prej rraje shqype, por, edhe nė trajtim t'tyne kena pėr t'marrė mbrapa ato methudha mbas tė cilave kjenė pėrba fjalėt e prejardhuna, qė ndodhen ē'kur n'gjuhėn tonė. Kėto fjalė e kėta skaje pėr t'parėn herė mund t'duken si t'vėshtirshmė e mund t'mos pėlqehen aq fort, por me kohė pėrdorimi i pėrditshmė ka pėr t'iu ndrrue pak ka pak ftyrėn e ka pėr t'iau fitue kombsin shqype sikur iau fitoj edhe sa e sa tjerėve.” 
Mė 1979 Eqrem Ēabej shtronte para Asamblesė sė Akademisė sė Shkencave detyrėn qė tė organizohet njė punė e re e gjithanshme, sistematike e me afat tė gjatė pėr pasurimin dhe pastrimin e gjuhės shqipe. Ai ka shkruar me kėtė rast: “Shumė nga fjalėt qė do tė vendoset tė pėrdoren e tė hyjnė nė gjuhė, edhe neve nė fillim do tė na duken pakėz si ēudi. Porse brezat qė do tė vijnė, do t'i pėrdorin vetiu; shumė fjalė vendi qė janė farkuar prej paraardhėsve tanė e prej brezit tonė, kanė hyrė nė pėrdorim, janė pėr ne sot tė natyrshme e janė bėrė pronė e qėndrueshme e gjuhės.” Shihet qartė se si ai motiv shkencor i pastrimit dhe pasurimit tė gjuhės ka shtegtuar nėpėr gjuhėsinė shqiptare nga fletėt e Ėvetarit tė Naum Veqilharxhit dhe ka krijuar njė traditė. Fryt i kėsaj tradite ėshtė gjuha e sotme letrare shqipe, e ēliruar nga barra e barbarizmave prej gjuhėve fqinje, e pasuruar me mijėra fjalė tė reja tė krijuara sipas rregullave e natyrės sė saj, e shtuar me mijėra fjalė e shprehje frazeologjike nga visari i pashtershėm i ligjėrimit popullor nga Jugu nė Veri. Duke pėrkujtuar sot Naumin, le tė bėhemi mė tė vetėdijshėm pėr detyrat dhe pėrgjegjėsinė tonė.
Nga ato pak faqe tė Ėvetarėve tė Naumit shkrepin plot shkėndija qė do tė bėhen mė vonė pishtarė ndriēues. Gjuha shqipe ėshtė pėr Naumin njė dhe e pandarė. Visaret e dialekteve tė saj duhet tė bashkohen pėr t'i shėrbyer pasurimit e pastrimit tė gjuhės. Te Naumi dėshmohet pėr herė tė parė ndajfolja gegėrisht. Ai gjen rastin t'u kėshillojė lexuesve tė tij toskė qė nė vend tė fjalėve tė huaja pishmanepsem (tq.) ose metanoi (gr.) tė pėrdorin fjalėn pėnohem (pendohem), tė cilėn e cilėson si fjalė gegėrisht. Dhe kjo fjalė nuk ėshtė i vetmi gegizėm nė veprėn e tij. Kėtė hap, qė koha e dėshmoi aq tė fryt-shėm, e ēmuan dhe e hodhėn edhe autorėt e Allfabetares sė Stambollit. Nė shenjė nde-rimi pėr paraardhėsin, nė ballinėn e librit tė tyre ata vunė atė strofė tė mirėnjohur me katėr vargje tė Naumit:

As njeri me mėnt tė vet
Tė mos mburet se deē gjet
Se padashm tė madhit Zot
Fletė drurit s'bin dot.

Por autorėt e Allfabetares, megjithėse shė-nuan poshtė kėtyre vargjeve emrin e Naumit, u bėnė atyre njė redaktim dome-thėnės, duke shtuar elementet gege. Ja si tingėllon tani strofa e Naumit:
Kurrėkush me mėnt tė vet
mos mburretė se ndiē gjet.
Pa dashun' i madhi Zot,
fletė pema s'lėshon dot. 

Ėvetari i Naumit ėshtė edhe abetarja e aritmetikės nė gjuhėn shqipe. Me sa dimė, ai ėshtė i pari qė boton njė tabelė shumėzimi pėr shqiptarėt, ėshtė i pari qė i mėson bashkėvendėsit tė njehsojnė shqip: dy herė dy bėjnė katėr.
Pėrtej anės gjuhėsore Ėvetari i Naumit ėshtė abetarja e guximit intelektual dhe qytetar, e kėmbėnguljes dhe e vetėflijimit pėr qėllime tė larta. Naumi e di mirė se ē'vėshtirėsi tė hatashme e presin, po ai nuk tėrhiqet dhe atė guxim qė i jep krahė, pėrpiqet t'ua shtjerė nė zemėr edhe tė tjerėve. Ėvetari i tij ėshtė edhe abetarja e guximit: 

Ēdo e nisur q'ėsht' e rėndė 
S'ka njeri qė nuk' e di
Po kushdo kur do tė vihet
Ēdo t'i mbinjė po qė s'lihet
S'i shpėton gjėset ati. 

Ėvetari i Naumit ėshtė abetarja e misionit tė intelektualit, e pėrkushtimit dhe e detyrės qytetare pėr t'i shėrbyer me vetėmohim atdheut, popullit, vegjėlisė. Naumi shqetėsohet thellė qė djemėria shqiptare pėr tė marrė dritat e tė mpsuarit duhej tė shkonte nė shkollat e vendeve tė huaja dhe tė hiqte mundim tė mkotė me gjuhėt e atyre vendeve. Po kush e bėnte atė? Vetėm kamėsit, e djemt e skamėsve mbeteshin e mbetenė ... nd'erėsirė tė tė pampsuarit”. Naumi e ndiente thellė se, pa dalė nga errėsira, nuk mund tė dilet nga robėria dhe prandaj i hyri kėsaj sė nisure pa kujtuar fare mundim a tė lodhur, se e dinja e e njihnja qė s'e bėnj pėr ndo njė tė mburm qė tė rėfenj ndė sy tė njerėzve, po vetėm qė tė bėnj e tė rėfenj tėtirėn (borxhin) qė kesh' e kam pėr Ventlermin tem e pėr gjuhėn time e tė babės. Nė njė prej faqeve tė para tė Ėvetarit nga flakėza e njė qiriri tė vizatuar duket sikur dalin fjalėt:

digjem tretem mb'erė 
tė punonj tė tjerė.

Ndoshta ka qenė kjo flakėz e qiririt tė Naumit qė i dha letėrsisė shqipe Fjalėt e qiririt tė Naimit, atė himn tė poetit misionar qė vetėflijohet pėr t'u dhėnė njerėzve pakėz dritė. 
Naum Veqilharxhi ėshtė pa dyshim njė nga njerėzit mė tė menēur, mė tė ditur e mė tė guximshėm qė ka nxjerrė populli shqiptar. Ai i bėn nder kulturės sonė kombėtare. Ėvetaret e Naumit dėshmojnė se vlera e njė vepre nuk qėndron aq nė vėllimin e saj sesa nė rrugėn qė hap e nė idetė qė pėrēon. Ai ka qenė i vetėdijshėm pėr kėtė kur u thoshte djelmėve nismėtorė shqiptarė: “mos i vėshtroni tė vogėlmit e ti, koha do t'i dėftenjė tė mathtė e tė rėndit e ti”. Dhe koha i dha tė drejtė. Rizbulimi i Ėvetarit tė dytė tė Naumit po sjell edhe njė rizbulim tė pėrmasave tė vėrteta tė vlerės sė veprės e tė shembullit tė tij. Por vepra e Naumit nuk i takon vetėm historisė, sė shkuarės. Ashtu si rrėnjėt e thella qė ushqejnė kurorat e drurėve tė lartė, edhe ajo vazhdon tė ushqejė vetėdijen e detyrave qė kemi ndaj gjuhės sonė letrare tė njėsishme dhe ndaj vlerave tė tjera shpirtėrore kombėtare. Prandaj Naum Veqilharxhi, ashtu siē i shkruanin atdhetarėt korēarė tė kohės, “do tė mbetet i pavdekshėm deri nė fund tė shekujve.