Fisnikėria e trimėria e Skėnderbeut 

Pėrgatiti Agim Bacelli 

Kėto dy letra janė tė vitit 1461, njėra e Skėnderbeut dhe tjetra e Joanes Antonius, gjatė njė replike para betejės nė Itali. Pėr vėrtetėsinė e tyre, unė nuk kam asnjė tė dhėnė, megjithėse kam kėrkuar nėpėr shėnimet e mija tė nxjerra para 25 vjetėsh nga revistat "Shkenca dhe Jeta" nga ku mblodha edhe kėtė material tė mė poshtėm. Autori (nuk ja kam emrin) thotė se letrat janė marrė nga Vatikani ku ato gjenden nė latinisht nė formėn jo origjinale. Nėse dikush tjetėr ka ndonjė burim mė tė saktė, le ta plotėsojė kėtė shkrim.

Lufta e Skėnderbeut nė Itali
Dihet historikisht qė Skėnderbeu ka pasur miqėsi me Alfonsin, mbretin e Napolit. Pas vdekjes sė mbretit Alfons, i biri, Ferdinandi, u ndodh ngushtė. Duka Xhiovani nga dera Anzhu e shtėpisė mbretėrore tė Burbonėve, i ndihmuar edhe nga konti italian Piēinino, kėrkonte tė pushtonte vendet qė qeveriseshin prej Ferdinandit. Me 7 korrik 1460 mbreti i ri u thye keqas nė betejėn e Sarnos dhe mbas 20 ditėsh edhe nė krahinėn e Pulias. 
Nė kėto rrethana tė vėshtira Ferdinandi, me anėn e tė dėrguarit tė tij Marko Karvaēino, i kėrkoi Skėnderbeut ndihmė ushtarake.
Skėnderbeu dėrgoi nė fillim nė Itali Gjon Stres Ballshėn me 500 ushtarė si pararojė. Mė vonė edhe vetė Gjergj Kastrioti shkoi me 5000 ushtarė, nė fillim tė vjeshtės se vitit 1461. Ai u hodh nė Itali sė bashku me Moisinė, Vlad Goricėn dhe Zahari Gropėn, tre nga gjeneralėt e tij mė tė fuqishėm. Nė Itali prijėsi shqiptar arriti nė kohėn mė kritike kur Ferdinandi ishte i rrethuar keqas nė Bari prej ushtrive franko-italiane. Ardhja e ushtrisė shqiptare nėn komandėn e njė luftėtari tė madh dhe tė mirėnjohur nė mbarė Evropėn, e tmerroi ushtrinė rrethuese aq shumė sa konti Piēinino e ngriti me tė shpejtė rrethimin dhe u tėrhoq rreth 50 km mė tutje. Ferdinandi i gėzuar i hapi dyert e kėshtjellės dhe e priti krahėhapur Skėnderbeun me trimat e tij. Nė pėrgjigje tė falėnderimeve tė pambaruara tė mbretit tė ri Ferdinand, Skėnderbeu i tha atij me modesti: "Paguaj njė pjesė tė vogėl tė borxhit qė i kam babit tuaj, Alfonsit..."
Ndėrkaq armiqtė e mbretit nga sulmues u kthyen nė mbrojtės pasi Skėnderbeu nuk mund tė largohej pa i shpartalluar ata. Ai i ndoqi dhe i kapi nė Ursar mė 18 Gusht 1462. ushtria italo-franceze u dėrmua krejt prej shqiptarėve. Ata lanė nė fushėn e luftės mbi 4000 tė vrarė, 100 robėr dhe 25 flamurė nė duart e fitimtarėve. Skėnderbeu sė bashku me tė birin e mikut tė tij, hynė triumfalisht nė Napoli. 
Mbi qėndrimin burrėror tė shqiptarėve nė tokėn italiane na hedhin dritė dy dokumente tė asaj kohe, tė cilat janė dy kopje letrash tė shkruara nė latinisht. E para i dėrgohet Skėnderbeut nga princi i Tarantos Joanes Antonius dhe e dyta ėshtė letra plot sarkazėm e Skėnder-beut. 

Letra e Joanes Antonius dėrguar Skėnderbeut 
Gjergjit shqiptar, shėndet! 
Do tė ishte punė mė e hijshme pėr ty si luftėtar i dėgjuar ti ndiqje deri nė fund turqit, pėr hir tė dashurisė pėr fenė e krishterė nėse ke, dhe jo kėshtu si vepron ti tashti, qė lė vendin tėnd dhe hidhesh nė Itali pėr tė luftuar me ne tė krishterėt qė jemi vėllezėrit e tu vetėm nė fe (nėse jemi pasi ti e ndėrron fenė sa herė tė pėlqejė!!). Ti e quan veten luftėtar tė pa thyeshėm e kokė derr e na je hedhur neve sipėr qė me plotė tė drejtė quhemi nga populli si tė krishterė tė vėrtetė. Kur erdhe kėtu, mos ke kujtuar se do tė luftoje me turqit jevgė qė dinė tė kruhen me jevga? Ne jemi tjetėr fis. Jemi njerėz me tradita tė pasura fisnike e jo si ju shqiptarėt apo turqit.
Thonė se je i tmerrshėm kur tė shohin, por kėtu tek ne, asnjė nuk do tė trembet nga fytyra jote e pėrbindshme. Ne italianėt e njohim mirė kombin tuaj. Ne i mbajmė pėr bagėti shqiptarėt dhe na vjen turp tė ndeshemi me ju nėpėr beteja kafshėsh!
Mbase nuk munde dot tė shpėtosh shtėpinė tėnde nga turqit, mendove tė pushtosh shtėpinė e huaj. U gėnjeve, kėtu nė vend tė shtėpisė do tė gjesh varrin tėnd, o Gjergj! 
Joanes Antonius

Pėrgjigja e Skėnderbeut 
Gjergji, zotėrues i Shqipėrisė
Joanes Antonius, princit tė Tarantos. 
"Me qenė se pata njė armė-pushim me armiqtė e mi turq, nuk desha t'ia kursej ndihmėn time mikut tim Ferdinando, sepse Alfonsi, i ati i tij, mė ka ndihmuar nė luftė kundėr turkut. Do tė isha mosmirėnjohės po tė mos ja shpėrbleja tė birit.
Ti kėrkon tė pushtosh tokat e birit tė mikut tim duke e prerė nė besė e tradhtuar pasi ju kishit njė aleancė me atin e tij dhe pėr kėtė do tė marrėsh nga unė shpėrblimin qė meriton. Do tė shohėsh vetė sesa fisnik je dhe se ēdo tė thotė prerje nė besė, po ku kupton ti nga kėto qė po them unė! 
Kjo ėshtė e vetmja arsye qė mė shtyn mua tė vij nė Itali dhe tė matem me ty. Shumė shpejt ne do tė pėrleshemi bashkė dhe pėr mua kjo do tė jetė si njė zbavitje nė krahasim me betejat qė kam bėrė me turqit jevgė, siē i quan ti.
Sa pėr punė fisnikėrie qė ti mė pėrmend, unė dua tė kujtoj se sot fisnik tė bėn vetėm njė luftė e drejtė dhe e ndershme. Ai bujk qė dije kapte parmendėn, sot pas njė lufte tė drejtė mund tė kapė fronin dhe di ta mbajė, por mos harro se nuk ka mė keq kur fisnikun e dėrgojnė tek parmenda dhe ai nuk di ta mbajė! 
Mos harro kėtė qė po tė them, nuk ka fisnikėri mė tė madhe se trimėria dhe nesėr do t'ia shohim fisnikėrinė njėri tjetrit.
Ti pėrbuz kombin tim duke i quajtur bagėti shqiptarėt, flet plot sharje se ashtu tė ėshtė mėsuar goja. Ju nuk e njihni kombin tim dhe as origjinėn tonė. Tė parėt tanė kanė qenė epirotėt me nė krye Pirron. Nga sulmet e kėtij burri mezi shpėtuan romakėt tėnd.
Por, o fisniku im trim, pėrderisa (sipas jush) shqiptarėt janė bagėti, pėrse juve ju dridhen kėmbėt dhe zhdukeni si lepuj kur ndodheni pėrpara tyre?! Kėto ditėt e fundit e treguan fare qartė se kush ishin bagėtitė dhe ditėt qė vijnė do ta tregojnė akoma mė shumė sidomos kur ne tė dy tė jemi ballė pėr ballė. Deri mė sot qė jam duke luftuar me ushtarėt e tu, s'kam parė asnjė trim tėndin qė tė guxojė tė mė vėshtrojė drejt e nė sy, siē bėj unė me ata! Unė dhe luftėtarėt e mi shikojmė pėr ditė vetėm shpinat e ushtarėve tė tu trima! Fytyra dhe gjokse tė ushtarėve tė tu ne kemi parė vetėm nė ato raste kur u kemi prerė kokat ose u kemi hedhur hekurat nė duar!
Unė nuk e kam zili shtėpinė tėnde dhe tė askujt mbase mė mjafton shtėpia ime, por, nėse do tė ngelesh gjallė, unė kėrkoj prej teje qė tė mos i prekėsh kurrė tokat e mikut tim Ferdinando! 
Mbetsh me shėndet! Skėnderbeu.”